Aeroplanët sirianë sulmojnë Damaskun

Disa aeroplanë qeveritarë sirianë kryen sulme ajrore në zonën e Ghouta në lindje të Damaskut të dielën, një ditë pasi ushtria siriane shpalli armepushim në zonë, njofton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi i monitorimit me bazë në Britani tha se e shtuna ishte relativisht e qetë pasi armëpushimi kishte hyre në fuqi.Të dielën, gjashtë sulme ajrore goditën qytetet e Doumës dhe Ain Terma në Ghoutan Lindore, të mbajtur nga rebelët./Mesazhi/