ADRENALINA DHE NORADRENALINA (fitnesi natyral)

Adrenalina dhe noradrenalina janë katekolamina që luajnë rol të madh në rregullimin e ‘botës së brendshme‘ të organizmit nga truri. Noradrenalina (sinonim me norepinefrinën) është neurotransmiteri kryesor i sistemit nervor simpatik, përgjegjës për ndryshimet tonike dhe refleksive kardiovaskulare. Adrenalina ka rolë relevant në sfidat metabolike ndaj homeostazës, si hipoglikema dhe manifestimet e shqetësimeve emocionale.

Gjatë gjithë vitit, individi religjioz kryen lutjet e  përditshme 5-kohët ditore, si dhe ato fakultative, sipas mundësisë. Kjo përfshinë stërvitjen e butë fizike, duke aktivizuar çdo muskul në trup. Gjatë muajit të Ramazanit, pas iftarit, kryhen gjithashtu lutjet shtesë prej 8 deri 20 (të rekomanduara) rekate (njësia fizike e lutjes). Përafërsisht, 200 kilokalori shpenzohen gjatë çdo njësie fizike të lutjes. Ushtrimi i tillë plotësues shfrytëzon çdo kalori shtesë të marrur në iftar  rreth 1-2 orë më parë. Njëkohësisht, niveli i glukozës në gjak vjen duke u  shtuar nga lëndët ushqyese; glukoza qarkullon dhe oksidohet (zbërthehet) në CO2 dhe H20.

Për më tepër, takimet  gjatë lutjeve dhe aktivitetet e tjera shoqërore shpirtërore do të veprojnë si një zeit-geber (dhurues i kohës). Ky është mekanizëm i cili sinkronizon dhe rregullon ritmin biologjik të desinkronizuar

“Fitnesi natyral”

Lëvizjet fizike gjatë lutjeve (ritualit fetar-namazi) përmirësojnë fleksibilitetin, bashkërendimin-koordinimin dhe relaksimin. Gjithashtu reduktojnë reagimet autonome të stresit  dhe lehtësojnë ankthin dhe depresionin eventual. Adrenalina dhe noradrenalina shtohen në sasi-sekretim  gjatë ushtrimit fizik (namazit). Këto substanca kimike në organizëm janë përgjegjës për dinamizmin pasues, i cili tani kombinon qetësinë dhe kënaqësinë, për shkak të sekretimit të enkefalinës, endorfinës, dinorfinës etj.

Ndërsa lutjet gjatë natës, në muajin Ramazan, janë unike në kuptimin e dinamizmit të kombinuar në të njëjtën përmasë me qetësinë, dëlirësinë dhe dinjitetin e bashkësisë. Efektet e adrenalinës dhe noradrenalinës janë të dukshme, pas lutjeve të gjata gjatë natës, dëshmohet aktiviteti i gjallërisë gjatë ditës. Në fakt, edhe perceptimi i menduar-planifikuar për të kryer lutjet  është i mjaftueshëm për të aktivizuar sistemin nervor simpatik. Sigurisht këtu qëndron sekreti biologjik pse personat që agjërojnë dhe kryejnë lutjet me pietet të thellë, ndihen shumë mirë, më të shëndetshëm dhe vigjiluar.

Përgatiti: Rrahman FERIZI