Adoleshentja gjermane e zhdukur para një viti u gjet në rrënojat e Mosulit – FOTO

Një adoleshente gjermane e cila ishte larguar na shtëpia për t’u bashkuar me grupin terrorist Isis, besohet të jetë kapur në rrënojat e Mosulit të Irakut. Vajza e identifikuar si Linda Wenzel, u gjet së bashku me disa gra të tjera në një tunel.

Sic raportojnë mediumet irakiane, disa prej grave veshur rripa vetëvrasës dhe kishin armë automatike. Ndër të ndaluarat ishin gratë nga Rusia, Turqia, Kanadaja dhe Çeçenia – dhe të gjitha u arrestuan gjatë një operacioni ushtarak të enjten e kaluar.

Linda Wenzel jetonte në qytetin gjerman të Dresdenit, por më pas ajo iku në Siri, ku edhe u radikalizua. Ajo fluturoi nga Frankfurti për në Turqi, e më pas në Siri, ku edhe iu bashkua ISIS.

Ajo u shfaq më pastaj në Irak nën emrin e saj të ri, Mariam. Autoritetet në Gjermani, të cilët ende nuk dinë asgjë për shtetasen e tyre, konfirmuan se po i shqyrtojnë fotografitë e saj në Mosulin e sapo çliruar nga ISIS-i, dhe se ende nuk janë përcaktuar nëse ajo është në të vërtetë Linda Wenzel.

Gazeta Die Welt, duke cituar burime të sigurisë, tha se vajza e kapur është padyshim adoleshenjta e humbur nga Gjermania. /MESAZHI/

Schoolgirl, 16, who ran off to join Isis 'is captured in ruins of Mosul'

Schoolgirl, 16, who ran off to join Isis 'is captured in ruins of Mosul'

Schoolgirl, 16, who ran off to join Isis 'is captured in ruins of Mosul'

Schoolgirl, 16, who ran off to join Isis 'is captured in ruins of Mosul'