“Ishte një student i ri vetëm 19 vjeç që sillej rrugëve me një kamër të fshehtë rrugëve sikur të isha një detektiv,” shkruante Stormer në St. Hallvard Journal në 1942.
Carl Stormer, një matematicien, astrofizikant dhe pioner i fotografisë, rreth viteve 1890 kishte zhvilluar një kamër të fshehtë dhe gjatë viteve 1893-1897 dokumentuar jetën në rrugët e Oslo në Norvegji.
“Ishte një student i ri vetëm 19 vjeç që sillej rrugëve me një kamër të fshehtë rrugëve sikur të isha një detektiv,” shkruante Stormer në St. Hallvard Journal në 1942.
Motivi pas kësaj mrekullie inovative ishte padyshim një grua. Ai kishte një fiksim për një vajzë në universitet dhe që kishte turp ti afrohej por kjo nuk e ka penguar atë të gjejë një mënyrë dhe shkrepur një portret të saj.
Kamera e përdorur prej Stormer kishte një xham të hollë me gjashtë korniza dhe ngjante me një bombol fshehur nën jelekun e tij. Kamera shikonte përmes një vrime pulle ndërsa prej saj dilte një fije e shkonte në xhepin e Stormer të cilën duke e tërhequr aktivizonte mekanizmin e shkrepjes së kamerës.
Përgjatë viteve aventurore të tij Stormer, ai do të krijonte një koleksion prej 500 fotografish sekrete. Ai u zu vetëm njëherë nga profesori i tij Kristian Birkeland. /PCWorld Albanian