Adobe Photoshop tashmë mund të gjenerojë imazhe nga hiçi përmes AI

Më përpara funksionaliteti “Generative Fill” lejonte vetëm shtimin, zgjerimin dhe heqjen e pjesëve specifike të një imazhi. Tani mund të krijoni imazhe nga hiçi dhe më pas ti modifikoni sipas dëshirës.

Adobe lançoi një funksionalitet për gjenerimin e imazheve nga Photoshop përmes Firefly. Njëlloj si me modelet gjuhësore LLM Dall-E dhe Midjourney, ju mund ta përdorni për të krijuar një imazh nga hiçi thjeshtë duke shkruar përshkrimin në mjetin AI të Photoshop.

Më përpara funksionaliteti “Generative Fill” lejonte vetëm shtimin, zgjerimin dhe heqjen e pjesëve specifike të një imazhi. Tani mund të krijoni imazhe nga hiçi dhe më pas ti modifikoni sipas dëshirës.

Imazh i gjeneruar nga Adobe FireFly

Sipas Adobe e gjitha kjo përshpejton krijimin. Funksionaliteti mbështetet nga modeli Firefly Image 3 i cili është kritikuar nga artistët me arsyetimin se Adobe ka përdorur krijimet e tyre për trajnimin e modeleve të saj AI.

Adobe thotë se nuk ka përdorur asnjëherë përmbajtjen e konsumatorëve për trajnimin e modeleve të saj dhe premtoi të mos e bënte asnjëherë këtë. Së bashku me gjenerimin e imazhit, Adobe prezantoi edhe Enhance Detail, një funksionalitet në Generative Fill të Adobe.