Ballina Arritje Teknologji Adobe lançon një model AI për gjenerimin e videove

Adobe lançon një model AI për gjenerimin e videove

Mjeti do të bëhet i disponueshëm fillimisht në uebsajtin e Adobe Firefly dhe të përmbajë opsione tekst-në-video dhe imazhe-në-video. Sipas Adobe, një gamë e gjerë kontrollesh siç është ndryshimi i këndit të kamerës apo lëvizjes do të ofrohen.

Ditën e Mërkure Adobe tha se modeli i saj AI gjeneruese të videove do të lançohet drejt fundit të vitit. Njëlloj siç veproi me imazhet, Adobe synon të ofrojë një mjet për gjenerimin e videove bazuar vetëm në përmbajtje të licencuara.

Sipas kompanisë modeli AI i Firefly për videot është dizajnuar për krijimin e videove kinematografike që editorët profesionistë dhe krijuesit mund ti përdorin si inspirim ose për të mbushur boshllëqe në projekt dhe për të shtuar elementë të rinj në videon ekzistuese.

Mjeti do të bëhet i disponueshëm fillimisht në uebsajtin e Adobe Firefly dhe të përmbajë opsione tekst-në-video dhe imazhe-në-video. Sipas Adobe, një gamë e gjerë kontrollesh siç është ndryshimi i këndit të kamerës apo lëvizjes do të ofrohen.

Kompania është gjithashtu duke zhvilluar një funksionalitet quajtur “Generative Extend” që do të integrohet drejtpërdrejtë në Premier Pro.

Shefi teknologjik i biznesit të medias dixhitale të Adobe Ely Greenfield tha se qasja e Adobe me modelin video mbetet e njëjtë me modelin e gjenerimit të imazheve ku të drejtat e autorit dhe krijuesit të përmbajtjeve do të respektohen.

Ajo që e dallon modelin e videove të Adobe Firefly që u prezantua sot nga modelet e tjera gjeneruese të videove përmes AI është se ai është projektuar për të qenë komercialisht i sigurt dhe i trajnuar vetëm për përmbajtjen që kemi leje t’i përdorë – dhe asnjëherë me përmbajtjet e klientëve të Adobe”, tha Greenfield.

Exit mobile version