Adobe thotë se ka punuar me editorë profesionalë video për të kuptuar më mirë sesi GAI ndihmon në zgjidhjen disa problemeve në hapësirat e tyre të punës.
Adobe do tu bashkohet disa lojtarëve të industrisë në inteligjencën artificiale gjeneruese duke lançuar modelin e saj. Firefly Video Model do të fuqizojë një numër funksionalitetesh në aplikacionet e kompanisë.
Në konferencën Adobe Max, kompania tha se disa prej këtyre opsioneve do të jenë të disponueshme në fazën beta.
Generative Extend është një funksionalitet i Premiere Pro që Adobe e kishte demonstruar në fillim të vitit. Ju mundëson editorëve të shtojnë video dhe audio të gjeneruar në fillim ose në fund të klipit.
E gjitha që editorët duhet të bëjnë është të zgjasin klipin në fillim ose fund të videot. Adobe thotë se ka punuar me editorë profesionalë video për të kuptuar më mirë sesi GAI ndihmon në zgjidhjen disa problemeve në hapësirat e tyre të punës.
Në Shtator Adobe gjithashtu demonstroi funksionalitetet text-to-video dhe image-to-video. Ato tashmë do të jenë të disponueshme në aplikacionin ueb Firefly në fazën beta. Sipas Adobe të Firefly Video Model dhe dy funksionalitetet e gjenerimit me komandë janë të sigurta për përdorim komercial.
Aplikacioni Photoshop do të shohë dy opsionet Generative Fill dhe Generative Expand të operojnë tashmë me Firefly Video Model. Kompania thotë se mund të gjenerojnë imazhe katër herë më shpejtë sesa më parë. General Similar, një tjetër mjet AI, prodhon variante të një objekti derisa të zgjidhni një që ju pëlqen.
Së fundi Adobe ka shtuar një funksionalitet të ri quajtur Remove Tool ku mund të fshini njerëz ose objekte nga një imazh siç funksionon Google Magic Eraser. Me Distraction Removal mund të eliminoni elemente me një klikim të vetëm.