Një studim nga studiuesit në Kolegjin Mbretëror në Londër, zbuloi se mijëra sekuenca virusesh të infeksioneve të lashta që gjenden në trurin e njerëzve modern kontribuojnë në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve mendore si skizofrenia, çrregullimi bipolar dhe depresioni.
Rreth tetë për qind e gjenomit tonë janë sekuenca të retroviruseve endogjene njerëzore (HERVs), rezultat i infeksioneve të lashta virale që u përhapën qindra mijëra vjet më parë.
Deri kohët e fundit, besohej se këto “viruse të fosilizuara” ishin thjesht ADN-ja e mbeturinave, me pak rëndësi për trupin e njeriut. Falë përparimeve në kërkimin gjenetik, shkencëtarët tani po zbulojnë se ku ndodhen këto retroviruse të ADN-së njerëzore dhe çfarë funksionesh kanë.
Studimi përdor një qasje të re dhe të besueshme për të vlerësuar sesi ndjeshmëria gjenetike ndaj çrregullimeve mendore kufizon efektin e saj në shprehjen e sekuencave të lashta virale që banojnë në gjenomin e njerëzve modernë. Rezultatet tona sugjerojnë se këto sekuenca virale luajnë një rol shumë më të rëndësishëm në trurin e njeriut sesa mendohej më parë.
Profilet specifike të HERV janë të lidhura me rritjen e prirjes për çrregullime të caktuara mendore, tha Dr. Timothy Powell, bashkautor i lartë i studimit dhe lektor i lartë në Institutin e Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës në Kolegjin Mbretëror.
Rezultatet u publikuan në edicionin e specializuar “Nature Communications”.