Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Administrata Trump kërcënon Harvard-in: Mund të humbasë të drejtën për të regjistruar...

Administrata Trump kërcënon Harvard-in: Mund të humbasë të drejtën për të regjistruar studentë të huaj

Kristi Noem

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka paralajmëruar se Universiteti i Harvardit mund të humbasë të drejtën për të regjistruar studentë të huaj, nëse nuk përmbush kërkesat e administratës Trump për të dhënë informacion mbi disa mbajtës vizash.

Sekretarja e DHS, Kristi Noem, deklaroi të mërkurën se i ka dërguar një letër Harvardit ku kërkon dokumentacion mbi “aktivitete të paligjshme dhe të dhunshme” të mbajtësve të vizave studentore të huaj, deri më 30 prill.

“Nëse Harvard nuk mund të vërtetojë se është plotësisht në përputhje me detyrimet e tij të raportimit, universiteti do të humbasë privilegjin për të regjistruar studentë të huaj,” tha Noem.

Ajo gjithashtu njoftoi ndërprerjen e dy granteve nga DHS për Harvardin, me një vlerë totale mbi 2.7 milionë dollarë.

Harvard ka reaguar kundër administratës Trump, e cila ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj disa universiteteve kryesore në SHBA për shkak të qëndrimeve të tyre ndaj protestave pro-Palestinë në kampuse, përfshirë shkurtimin e fondeve federale.

Exit mobile version