Gardiani i Milan është cak i interesimit të skuadrave më të mëdha të Europës, që e duan në radhët e veta qysh në verë
Manchester United, Juventus dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për të transferuar gardianin e Milan, Gianluigi Donnarumma.
18 vjecarit pritet që t’i ofrohet kontratë e re këtë verë, që vlen 3.2 milionë në vit, ndërsa Milan mund t’i ofrojë edhe shiritin e kapitenit për ta bindur të mbetet në skuadër.
Megjithatë, agjenti i Donnarumma, Mino Raiola, është i vendosur t’i japë kontratë prej 4 milionë eurosh në vit, duke qenë i njohur me interesimin e skuadrave tjera.