ADHD, kur bëhet fjalë për fëmijë hiperaktivë me këtë crregullim?

ADHD shkaktohet nga mungesa e theksuar e vëmendjes, nga të qënit hiperaktiv dhe/ose impulsiviteti. Bëhet fjalë për një crregullim kompleks që kryesisht prek fëmijët në moshën 6-7 vjecare. ADHD është një crregullim që mund të ketë impakt afatgjatë tek personi. Por kujdes! Jo domosdoshmërisht cdo fëmijë hiperaktiv është prekur nga ADHD.

Si të kuptojmë nëse fëmija ka ADHD?
Nëse ADHD shkaktohet nga mungesa e vëmendjes, shenjat dalluese!

Zakonisht nuk mundet të përqëndrohet në detaje dhe bën gabime që edhe mund të ishin shmangur. Kjo në punë kreative apo detyrë shkolle.
Ka vështirësi me përqëndrimin gjatë bisedave, leximit, lojës etj.
Një fëmijë që vuan nga ADHD shpesh duket edhe sikur nuk e dëgjon aspak bisedën që është duke ju bërë. Që do të thotë mendja është diku tjetër edhe nëse nuk ka asnjë faktor që të shkaktojë këtë.
Fëmija me ADHD e ka të vështirë të ndjekë instruksionet e dhëna dhe për pasojë nuk përfundon si duhet një detyrë që i është dhënë. Në shumë raste humb edhe fokusimin në momentin e parë që ka dicka që i tërheq vëmendjen.
ADHD shkakton edhe vështirësi në organizim tek fëmija. Ai mund të ketë vështirësi në menazhimin e detyrave, nuk mund të mbajë materialet në rrëgull. Duket i paorganizuar dhe nuk arrin të menaxhojë si duhet kohën.
Shpesh humb sendet dhe harron disa nga veprimet që duhet të bëjë gjatë ditës.
Nëse ADHD është shkaktuar nga të qënit hiperaktiv
femija ne kete rast ka vështirësi në të qëndruarin në vendin e vet pavarësisht se ku ndodhet. Edhe nëse është ulur në karrige do të bëjë veprime me këmbë e duar, pra nuk qëndron në vend të caktuar.
Vrapon dhe ngjitet në vende të papërshtatshme. Në moshë madhore karakterizohet nga mungesa e të ndierit të shqetësuar në situtata të ndryshme.
Një fëmijë të prekur nga ADHD e shohim shpesh të lëvizë kudo që shkon sikur “i ndizet një motor” brenda tij. Në shumë raste është i pakontrollueshëm në lëvizjet që bën kudo që shkon.
Flet shumë.
Plotëson fjalitë e njerëzve dhe nuk i lejon të flasin deri në fund.
Një fëmijë me ADHD ka vështirësi të presë radhën për të dhënë përgjigje gjatë bisedësndërpret dhe ndëryn tek ajo që të tjerët bëjnë. Merr përsipër të bëjë ai “punën” e tyre.

Burimi: botaegruas.com
supergrate.net