Sulmuesi i krahut, Karim Adeyemi ka arritur marrëveshje në parim me Juventusin dhe po pret që ekipi italian ta bind Borussia Dortmundin në shitjen e tij.
“Tuttosport” ka njoftuar se Juventusi po insiston në transferimin e Adeyemit dhe tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Dortmundit.
Juventusi ka ofruar 45 milionë euro me bonuse për kartonin e Adeyemit, ndërsa Dortmundi po kërkon të paktën 50 milionë euro.
Në anën tjetër, Adeyemi është pajtuar me kontratë pesëvjeçare tek Juventusi dhe pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.
22-vjeçari ka kontratë me skuadrën e Dortmundit deri në verën e vitit 2027.