Ballina Lajmet Kosovë Abortoi foshnjën në Podujevë, caktohet një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës

Abortoi foshnjën në Podujevë, caktohet një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës

Gjykata Themelore Prishtinë, dega në Podujevë – departamenti i përgjithshëm penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehures Gj.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version