Shqetësime të ngritura për fatin e poetit egjiptian Abdul Rahman Kardavi (Al-Qaradawi), djalit të dijetarit islam Dr. Yusuf Al-Qaradawi (Dr. Jusuf Kardavi), pasi avokati i tij tha se Libani e kishte ekstraduar atë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Aktivistët kanë thënë se 53-vjeçari mund të përballet me një fat të ngjashëm me gazetarin Jamal Khashoggi, i cili u vra nga agjentët sauditë në konsullatën e mbretërisë në Stamboll në vitin 2018.
Abdul Rahman Yusuf Al-Qaradawi, djali i dijetarit të ndjerë Dr. Yusuf Al-Qaradawi, thuhet se u ekstradua nga autoritetet libaneze në Emiratet e Bashkuara Arabe javën e kaluar, sipas avokatit të tij.
Avokati libanez Mohammad Sablouh shkroi në faqen e tij në Facebook: “Një avion privat nga Emiratet e Bashkuara Arabe priti poetin Al-Qaradawi në orën 14:15”.
Sablouh vuri në dukje se procesi i dëbimit u krye me shpejtësi, duke sugjeruar se koordinimi midis Libanit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishte “planifikuar prej ditësh”.
Të martën në mbrëmje, qeveria libaneze njoftoi vendimin e saj për të dëbuar Al-Qaradawi në Emirate.
Gjatë një takimi të kabinetit, ministri i përkohshëm libanez i Informacionit Ziad Makari tha: “Kabineti vendosi të dëbojë të arrestuarin Abdul Rahman Al-Qaradawi në Emiratet e Bashkuara Arabe”.
Autoritetet libaneze kohët e fundit e kishin arrestuar Al-Qaradawin pas kthimit të tij nga një vizitë e shkurtër në Siri. Arrestimi u bazua në një njoftim të Interpolit të lëshuar nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm Arab, që rrjedh nga një vendim i gjykatave egjiptiane që e akuzonte atë për përhapje të lajmeve të rreme, nxitje të dhunës dhe terrorizmit. Vendimi ishte dhënë në mungesë.