Ballina Lajmet Kosovë Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin, ai dhe qeveria e tij s’e...

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin, ai dhe qeveria e tij s’e kuptojnë ekonominë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me qeverisjen e tij, Kosova ka ngecur.

Sipas Abdixhiku hapat ekonomikë në katër vjetët e fundit për Kosovës janë hapa të mëdhenjtë prapa.

“Kur nuk ke ide se nga shkon, kur nuk ke vizion të qartë mbi rrugën përpara, kur vepron në mjegull ekonomike, secili hap të duket një ecje përpara. Fatkeqësisht, për vendin tonë, hapat ekonomikë të katër vjetëve të fundit janë hapa të mëdhenj prapa!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Sipas tij vëndi është pak muaj larg para se për herë të parë në gjithë historinë e tij, të kalojë deficitin tregtar prej plot 5 miliardë eurove në vit.

“Kaq është diferenca mes mallrave që i blejmë dhe atyre që i shesim. 5 miliardë euro blejmë më shumë se sa që shesim – në një vit. Rreth 50-60 miliardë euro për 10 vitet e ardhshme me këtë trend. Kosova nuk po prodhon. Kosova nuk po krijon! Ky është rezultati i ekonomisë së Kurtit!”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij Kurti dhe qeveria e tij nuk e kuptojnë ekonominë.

“Paaftësia kushton. Investime nuk ka. Projekte të mëdha nuk ka. Bizneset janë shtypur e varësia në import po thellohet secilin muaj. Qeveria populiste dhe Kurti nuk e kuptojnë ekonominë. Kaq dinë, kaq bëjnë. Këta për katër vite kanë rritur deficitin tregtar nga 2.8 miliardë euro në plot 5.2 miliardë. Ky dyfishim e vendosë Kosovën si vendin më të varur në importe në Evropë. Me kaq hendek, me kaq dallim, do të na duhen vite për të marrë veten. Kosova meriton më mirë. Jemi pak muaj larg ndryshimit të madh. Më 9 shkurt do ta bëjmë këtë ndryshim të madh bashkë”, ka shkruar Abdixhiku.

Exit mobile version