Ballina Artikuj Abdixhiku: Dënimet e arbitrazhit janë forma të sofistikuara të legalizimit të korrupsionit

Abdixhiku: Dënimet e arbitrazhit janë forma të sofistikuara të legalizimit të korrupsionit

Analisti Lumir Abdixhiku duke komentuar vendimin e gjykatës së Arbitrazhit e cila i dha të drejtë kompanisë private Z-Mobile ndaj asaj publike PTK-Vala, ka thënë se këto dënime janë forma të sofistikuara të legalizimit të korrupsionit.

Abdixhiku më anë të një psotimi në facebook ka shkruar se kjo metodë po përdoret edhe në Kosovës.

“Dënimet e arbitrazhit janë forma të sofistikuara të legalizimit të korrupsionit. Janë përdorur nga oligarkët në plot shtete të ish Bllokut Sovietik. Po përdoren edhe sot në Kosovë”.

“Skema është e thjeshtë. Shteti, nëpërmjet ndërmarrjeve e institucioneve publike, bën kontrata me biznese që i zgjedhë. Këto kontrata, më pas, shteti i shkelë vet. Bizneset e zgjedhura, ndërsa, dërgojnë shtetin në gjyq”, ka shkruar ai në facebook.

Ai ka thënë se dënime të tjera do të ketë edhe në ardhmen, mdadje sipas tijë shumë.

“Marrin dëmshpërblim milionësh si përfundim. Kështu, paratë e shtetit, me miliona e miliona pra, nëpërmjet rrugëve krejtësisht ligjore kalojnë tek privatët si në hiçgjë. Këtë herë, në këso skeme pra, 30 milionë euro para publike kaluan në llogari private”.

“Kosovën kanë vendosë ta rrëzojnë për toke. S’kanë me u ndalë derisa ta rrëzojnë e shkelin krejt. Bëhuni gati për dënime të tilla plot. Më i madhi që po na vjen është ai i Axos”, është shprehur Abdixhiku./

Exit mobile version