Feryal Abdelaziz e Egjiptit e ka fituar medaljen e parë të artë Olimpike në karate në konkurrencën e femrave, në kategorinë deri në 61 kilogramë në luftëra. Ajo mposhti Iryna Zaretskan e Azerbajxhanit.
Abdelaziz njëherësh ia fitoi Egjiptit medaljen e dytë të artë Olimpike që prej vitit 1948.
22-vjeçarja Abdelaziz fitoi 2:0 në finale.
Egjipti garon në Olimpiada që prej vitit 1912, por mundësi greko-roman, Karem Gaber, e fitoi të artën në Athinë në vitin 2004. Ishte edhe medalja e parë e artë për këtë shtet në 73 vjet.
Gong Li i Kinës dhe Sofya Berultseva i Kazakistanit fituan të bronztën. /koha