Abbott me mesazh nga Prekazi: Ne e ndalëm katastrofën humanitare në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicohlas Abbott ka vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Përmes në postimi në Twitter, Abbott ka thënë se Kosova ka kurajon që të përballet me të kaluarën përmes rendit dhe ligjit.

“Këtë mëngjes bëra homazhe tek memoriali i familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të para më shumë se 20 vjetëve. Sot Kosova ka kurajon të përballet me të kaluarën përmes rendit dhe ligjit dhe në kërkim të drejtësisë për viktimat. Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë ndërhyrjes së saj si një kauzë e drejtë, për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni. Siç ka thënë ish-kryeministri Tony Blair në Parlament më 23 mars 1999: “Ne nuk kemi alternativë tjetër pos të veprojmë dhe do të veprojmë”, shkori Abbott.