Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ripërsëritur thirrjet që edhe Kosova ti bashkohet nismës së ‘Ballkanit të Hapur’, duke thënë se çdo nisje që mund të sjellë progres, do të ketë mbështetjen e Malit të Zi.
“Politikat e fundit, politikat e historisë, politikat e theksimit të konflikteve të vazhdueshme, kjo na ka mbajtur ku jemi tani. Detyra jonë është që të bëjmë diçka që ta ndryshojmë këtë”, tha Abazoviq.
“Shpresojmë që nesër të jemi 6 persona, pavarësisht nga nisma apo tema”, tha Abazoviq, duke asocuar me mungesën e Kosovës në këtë nismë.
“Kur kemi liderë që shkojnë në Bruksel dhe flasin kundër njëri tjetrit, pa qenë të aftë të rregullojnë edhe një problem të vogël, ne krijojmë kushte që të jemi sa më larg BE-së” .
“Nëse dikush mendon që vetë mund ti plotësoj të gjitha nevojat në shekullin 21, në vitin 2022, atëherë ne atij i urojmë fat, por ajo politikë nuk bën”.
“Ne në Ballkanin Perëndimor meritojmë një histori që do ti tregojë të mirat tona. Të rrisim besimin dhe t’ia zgjasim njëri tjetrit. Kjo është mënyra e vetme që të ndryshojmë të ardhmen e vendeve tona”.
“Pres që me kryeministrin e 6-të të Kosovës, të vini në Mal të Zi dhe të bisedojmë për iniciativat e përbashkëta”.
“Ideja e ballkani të hapur nuk duhet të shihet si ide e politikanëve, kjo është një ide për qytetarët dhe bizneset”.