AAK edhe sot u dërgon masazhe qytetarëve për ta votuar Haradinajn

Lexues kanë dërguar fotografi, ku përmes mesazheve po u rekomandohet se për cilin kandidat të votohet.

Mesazhet e dërguara janë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK në mesazhin drejtuar qytetarëve thotë se Kosova ka nevojë për president të fortë, duke ftuar kështu votuesit që të votojnë Ramush Haradinaj.

“Kosova ka nevojë për një president të fortë, një njeri të dëshmuar, qytetarë zgjedhjen e duhur e keni tek AAK – 135, voto Ramush Haradinaj”, thotë mesazhi i AAK-së.