AAK dhe Nisma përmes një kumtesë të përbashkët për media kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nesër nga deputeti Ramiz Kelmendi, nëse aty merr pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Njoftimi i plotë:
Sipas njoftimeve të mediave, në takimin e nesërm, që do të mbahej me iniciativë të deputetit Ramiz Kelmendi, do të marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi
Në fakt ky takim është menduar të jetë një takim i kryetarëve të partive politike parlamentare, e jo i përfaqësuesëve institucional.
Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale.
Sidoqoftë, në rast se nikoqiri i këtij takimi zoti Kelmendi, ka menduar që ky takim të ketë një format tjetër, në një rast të tillë, pjesë e këtij takimi nuk do të jenë as Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj.