Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa të mos eksperimentoj me temat që s’kanë të bëjnë me aktualitetin në vend, raporton Indeksonline
“Pas një kohe të gjatë të mbetjes pengë të temave aktuale demarkacioni dhe Asociacioni, qeveria nuk duhet të vazhdojë të eksperimentojë me këto tema por duhet të merret seriozisht me luftën kundër korrupsionit dhe me zhvillimin ekonomik. Ka pas projekte te dështuara, kanë ardhë si rezultat i projekteve të njerëzve në pushtet.
Sipas Haradinajt, vendi duhet të bëjë zgjidhje për çështjen e “Trepçës”. Ndërsa, kreu i AAK-së ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë s’duhet të vazhdohet për interesa të Thaçit e Mustafës, mirëpo duhet të fokusohen edhe në formimin e ushtrisë.
Nga ana tjetër, kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se, ligji për “Trepçën” është detyruar nga opozita të tërhehqet. “Kemi detyruar me hekë ligjin e dëmshëm për Trepçën. Ne i kemi detyruar ta ndryshojnë këtë projektligj. Ne besojmë që është koha me ndryshu qasjen ndaj shtetit. Me punë Kosova është nën zero probleme me kapjen e shtetit rrënimi i ndërmarrjeve publike problemi me veteranët e luftës tregojnë që qeveria ka dështuar. Ky do të jetë angazhimi ynë si koalicion dhe do ti shihni temat konkrete që do ti ngrisim për ta ndryshuar gjendjen në vendin tone”, është shprehur ai.