A po fillon? – Nju-Jork i ka shpallur rrjetet sociale rrezik për shëndetin publik

Fahri Musliu

A PO FILLON?!
A mund të jetë ky reagim i kryebashkiakut të Nju Jorkut fillim i shpëtimit të njerëzimit nga varësia e rrjeteve sociale që po bëhen mortajë e madhe për njerëzimin?
……….
Nju-Jork i ka shpallur rrjetet sociale rrezik për shëndetin publikë
Sipas raportimeve të mediave, Nju Jorku është bërë qyteti i parë i madh në Amerikë i cili rrjetet shoqërore i ka shpallur “rrezik për shëndetin publik” ka njoftuar krye-bashkiaku i qytetit Erik Adams. „Duke identifikuar rrezikun që paraqesin rrjetet sociale për njerëzit e rinj dhe shëndetin mendor, komesioneri për shëndetësi dhe higjienë mentale i qytetit të Nju Jorkut dr Ashvin Vasan e ka publikuar këshillën ku qasjen e lirë në rrjetet shoqërore dhe shfrytëzimin e tyre e identifikon si rrezik për shëndetin publik, njëjtë sikurse është vepruar më herët me duhanin dhe armët”, ka thënë Adams.
Ai u ka bërë thirrej kompanive në pronësi të të cilave janë rrjetet sociale që të “mos nxisin krizën e shëndetin mendor”, sidomos tek të rinjtë. „Rrjetet sociale si TikTok, YouTube, dhe Facebuk po nxisin krizën e shëndetit mendor duke dizajnuar platformat e veta me funksione infektuese të rrezikshme”, ka thënë Adams. Ka theksuar se nuk mund të lejojë „të rri anash dhe tu mundësojë kompanive të mëdha teknologjike ta kapitalizojnë privatësinë e fëmijëve dhe ta rrezikojnë shëndetin e tyre mendor”.

Nga: Fahri Musliu