Lajme për shkatërrim të grupeve kriminale për armë, narkotikë… Krejt të arrestuarit në moshë të re. Kushdo që është prindi, i dhemb shpirti. Nëse kemi diçka të çmuar në këtë vend, është pikërisht mosha e re e popullatës.
A po dështojmë t’i edukojmë dhe mbrojmë nga fenomenet negative brezat e rinj? Çfarë na duhen të tjerat nëse ata që një ditë do të jetojnë në një mjedis të pasigurt, me këtë shkallë të lartë të kriminalitetit? Me shembuj “gangsterësh”, “lahperësh”?
Edukata nis në familje. Dikur familja ishte celula më e rëndësishme e shoqërisë që na mbante brenda kornizave së etikës dhe moralit edhe kur nuk kishim institucione. Sot, fatkeqësisht, më shumë shpërdorohet liria e tepërt sesa që përdoret. Dhe, për këtë përgjegjësit kryesorë jemi ne – prindërit – që të ngarkuar nga materializimi dhe karrierizmi i tepruar, nuk ua kushtojmë kohën e duhur atyre që janë e ardhmja e këtij vendi, veçanërisht në moshën delikate kur ndahet e mira nga e keqja, “hallalli nga harami”.
Sot më shpesh se kurrë duhet t’ia përsërisim vetes se çfarë të duhet një pozitë e rëndësishme, karrierë, të mira materiale, nëse dështon si prind? Hiq, kurgjo!
Xhevdet Pozhari