A mund të shkaktojë stresi kancer? Cilët janë faktorët e rrezikut

Pretendohet se të jetosh në stres të vazhdueshëm, edhe rreziku i zhvillimit të kancerit mund të rritet. Këtë pretendim mund ta keni dëgjuar shpesh, dhe rrjedhimisht pyejta që mund të lindë është nëse kjo është apo jo e vertetë.

A mund të shkaktojë stresi kancer?

Hulumtimet nuk kanë vërtetuar një lidhje të caktuar shkak-pasojë midis stresit dhe kancerit. Lidhja midis shëndetit tuaj emocional (psikologjik) dhe shëndetit fizik është shumë komplekse. Stresi psikologjik mund të ndikojë në trupin tuaj. Disa studime sugjerojnë një lidhje midis faktorëve të ndryshëm psikologjikë dhe rritjes së rrezikut të zhvillimit të kancerit.

3 faktorë të rrezikut të kancerit që lidhen me stresin

Stresi mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar. Sistemi juaj imunitar mbron trupin tuaj kundër infeksioneve dhe sëmundjeve, siç është kanceri. Një sistem imunitar i dobësuar luan një rol në zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

Stresi mund të ndryshojë nivelet e disa hormoneve në trupin tuaj. Kjo gjithashtu mund t’ju vendosë në rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit.

Stresi mund të çojë në sjellje jo të shëndetshme. Ngrënia e tepërt, konsumi i duhanit dhe konsumi i alkoolit janë të gjithë faktorë të stilit të jetesës që rrisin rrezikun e kancerit.