Ballina Jeta Shëndetësi A mund të ruhen frutat e thata në frigorifer për të qenë...

A mund të ruhen frutat e thata në frigorifer për të qenë më të freskëta?

Frutat e thata, sidomos arrat janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të shtuar yndyrat e shëndetshme në dietën ushqimore. Por a duhet t’i ruani ato në frigorifer, apo mund të qëndrojnë gjatë edhe në një sirtar apo dollapin e kuzhinës suaj?

Nutricionistët kanë një përgjigje të qartë për mënyrat më të mira për të ruajtur frutat e thata që ato të qëndrojnë të freskëta dhe të gatshme për t’u shtuar në pjatat tuaja.

Përgjigja e shkurtër: Po, frutat e thata duhet të ruhen në frigorifer. Dhe ka një arsye pse. Të gjitha ato yndyra të shëndetshme, të pangopura që i bëjnë kaq mirë trupit dhe shëndetit tonë, mund të prishen nëse ruhen në temperaturën e dhomës, për më tepër ato marrin një aromë jo të këndshme.

“Yndyrat e pangopura te frutat e thata janë më të brishta dhe kjo është arsyeja pse ato mund të shpërbëhen nëse nuk ruhen në temperaturën ideale,” thotë nutricionistja Amy Reed. “Sidomos në vendet më të ngrohta (ose gjatë verës) ose nëse ato ekspozohen gjithashtu ndaj dritës ato mund të prishen brenda një muaji”, shton ajo.

Ftohja mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit dhe mbrojtjen e këtyre frutave për një kohë më të gjatë dhe nëse vërtet dëshironi t’i ruani gjatë ato, mund t’i vendosni në pjesën e ngrirjes së frigoriferit.

“Zgjidhja më e mirë është ruajtja e tyre në frigorifer për të ruajtur jo vetëm profilin e shijes dhe aromës, por edhe përfitimet shëndetësore të përmbajtjes së yndyrës së shëndetshme për zemrën,” shton nutricionistja Lena Bakoviç.

Sa kohë mund t’i ruani në frigorifer?

Gjithçka varet nga mënyra e ruajtjes që zgjidhni dhe mjedisi në kuzhinën tuaj si lagështia, drita dhe nxehtësia që mund të shkurtojnë kohën e sigurt të ruajtjes për frutat e thata.

Frutat e thata të ruajtura në temperaturën e dhomës mund të zgjasin nga një deri në tre muaj, në varësi të llojit të tyre, por nëse ato të pjekurat nëse ruhen në një enë hermetike larg dritës dhe nxehtësisë, vlerat e tyre mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.

Exit mobile version