Koncepti i një regjimi totalitar ndaj ideve është kompleks dhe mund të trajtohet nga këndvështrime të ndryshme, duke përfshirë aspektet historike, politike, sociale dhe kulturore.
Historikisht, regjimet janë përpjekur të kontrollojnë ose shtypin idetë me mjete të ndryshme, por këto përpjekje nuk kanë hasur në sukses dhe shpesh janë kundërshtuar me sfida teorike dhe praktike (luftra). Elementët kryesore që përdorin regjimet përfshijnë shtypjen dhe censurën, okupimin dhe kolonizimin, propagandën dhe përpjekjen për kontroll ideologjik dhe indoktrinim, pastaj luftën me mjete konvencionale si; teknologjike, kontrollin kulturor dhe social, si dhe sanksionet ekonomike.
Duke u nisur nga parimi filozofik se secili aksion e ka një reaksion, edhe këto metoda barbare të regjimeve, kanë ngjallur rezistencë, dhe reagime, duke nxitur gjithashtu një ndjenjë uniteti dhe unifikimi gjithë-popullor.
Perspektiva e ideve:
Idetë janë natyrshëm të fuqishme dhe mund të përcillen përmes një sërë kanalesh, të tilla si filozofia ideore, letërsia, traditat gojore si dhe mediet digjitale. Idetë gjithashtu përhapen me guxim dhe heroizëm, si dhe me sakrifica të shumta si rezultat i shtypjes permanente.
Dinamika globale:
Sot e tërë ditën po bëhet gjithnjë më e vështirë të mbash nën kontroll idetë brenda një kombi të vetëm në “fshatin global” bashkëkohor. Sot është e mundur si asnjiher më parë shkëmbimi i informacioneve, andaj edhe presioni global mund të ndikojë dhe minojë politikat represive të regjimeve totalitare.
Të drejtat e njeriut dhe varrosja e tyre:
Është e zakonshme që shtypja e ideve të rezultojë në shkeljen e të drejtave të njeriut, gjë që denoncohet në mbarë botën dhe haset në rezistencë të brendshme gjithë-popullore.
Historikisht është dëshmuar se, edhe pse regjimet mund të përdorin një sërë taktikash, nga ato represive deri në gjenocidiale për të mbytur ose përmbysur idetë, vendosja e një “regjimi fitues” afatgjatë në këtë rast është plot me enigma irracionale dhe vështirësi praktike në terren. Ashtu si thuhet se; toka e huaj fletë dhe sikur thotë, vetë më okupon dhe vet më lëshon, nesër apo sot.
Idetë janë si drita e Diellit, ato nuk ndalen përderisa gjakojnë në zemra, në shpirtra dhe në gjenerata, andaj ato nuk mund të burgosën, prangosën, varrosën apo ritushohen, andaj është sfiduese për çdo regjim totalitar që të ketë autoritet të qëndrueshëm mbi idetë.
Të luftohet ndaj ideve, është sikur të luftohet ndaj hijes, ato sa më shumë të luftohen më shumë ngjallin frikë, më shumë lartësohen dhe më shumë ujisin dëshirën për reaksion dhe martirizim.
Lufta ndaj ideve është e destinuar të humbet që në fillim, ajo edhe nëse nuk humbet nga reaksioni i ideatorëve të tyre, humbet nga rënja morale, sociale dhe globale e regjimit totalitar.
Përgatiti: Dr. Rrahman FERIZI