Ballina Artikuj A mund të festojmë në mënyrë njerëzore?

A mund të festojmë në mënyrë njerëzore?

Hoxhë Vladimir Kera

Nëse për çdo gjë shkencore ka një matës që vlerëson saktësinë e saj, është e natyrshme që të lindë pyetja: kush është matësi për ngjarjet shoqërore?

Në këtë rast, matësi është vetë njeriu, dhe më saktë, se sa ai arrin të veprojë në mënyrë njerëzore, dhe nëse ngjarjet shoqërore e ndihmojnë të shkojë më larg se kaq.

Ajo që e bën njeriun njerëzor është fakti që, kur ai vepron, parashtron dy pyetje para vetes së tij: E para, arsyen “pse e bëj këtë veprim?” dhe e dyta, mënyrën “si e kryej këtë veprim?”

Kështu, sa më të arsyeshme dhe të kuptueshme të jenë veprimet në nivelin e kuptimit dhe domethënies, dhe sa më etike dhe estetike të jenë për nga mënyrae veprimit, aq më shumë na tregojnë për një njeri të civilizuar ose jo.

Studimet mbi festat, si një nga shprehjet më të dukshme të jetës shoqërore, janë një pasqyrë e nivelit të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Për të festuar në një mënyrë njerëzore, duhet të mendojmë fillimisht për kuptimin dhe domethënien që ka festa. E dyta, duhet të reflektojmë mbi mënyrën se si vendosim të festojmë, duke përfshirë etikën dhe kulturën që shfaqim.

Nëse festat nuk kanë kuptim dhe mënyra e festimit na çon në shthurje dhe degradim, atëherë është e domosdoshme që të reflektojmë.

Këtu nuk synojmë të japim përgjigje, as të sqarojmë një (gjykim fetarë), por të shtrojmë një pyetje të thjeshtë: Si njerëz, a mund të festojmë në mënyrë njerëzore?

Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version