A janë kufjet Bluetooth më të sigurta se kufjet klasike?

Kufjet e Bluetooth-it emetonin 40-100 herë më pak valë EMR pavarësisht sasisë së valëve elektromagnetike që prodhonte telefoni me të cilin ato ishin lidhur, gjë që nuk ndodh me kufjet tradicionale.

Studimet e fundit të ‘Institutit Kombëtar të Mjedisit dhe Shkencave Mjekësore ( N.I.E.M.S)‘ në SH.B.A kanë dalë në përfundimin se kufjet që lidhen me smartfonët nëpërmjet valëve( bluetooth) e rrezikojnë shumë herë më pak shëndetin e përdoruesve të tyre krahasuar me kufjet tradicionale(klasike).

Kjo ka të bëjë me valët elektromagnetike(EMR) që vetë telefonat përçojnë në mjedis, rrezatimi i të cilave e dëmton shëndetin e njerëzve dhe shkakton probleme të brendshme të cilat prekin trurin dhe organet e tjera jetike. Ato, kanë aftësi të shkaktojnë dëme në afatgjatë edhe në ADN-në brenda qelizave.

Këto valë të padukshme janë të pashmangshme por përgjatë studimit u vu re se kufjet e Bluetooth-it emetonin 40-100 herë më pak valë EMR pavarësisht sasisë së valëve elektromagnetike që prodhonte telefoni me të cilin ato ishin lidhur, gjë që nuk ndodh me kufjet tradicionale.