A është qëllimi i fesë vetë feja.!?

Hoxhë Vladimir Kera

Në të gjithë Kur’anin dhe jetën e ndritur të Profetit Muhamed (a.s) nuk paraqitet si objektiv kryesor feja në vetvete, por e gjithë kjo narrative orientohet drejtë njeriut, jetës së kësaj bote, jetës së botës tjetër…etj.

Në këtë kontekst në përgjithësi fetarët po e paraqesin fenë si një qëllim në vetvete, gjë e cila i ka bërë atë të angazhohen me fenë dhe jo me qëllimet që ka feja. Si pasojë e ketij keqkuptimi fetarë bëhen të prirur ta neglizhojnë këtë botë dhe natyrën e sajë, ato bëhen të paaftë për ti përballuar hilet e kësaj bote, truket dhe iluzionet e saja. Dhe si të tillë ju vështirësohet rruga për të qënë të pastër edhe për bota tjetër.

Prandaj kush ia vështirëson njërëzve këtë botë ju ka vështirësuar edhe botën tjetër.

Hoxhë Vladimir Kera