Ballina Jeta Shëndetësi A është e rrëzikshme gjakrrjedhja nga hunda…

A është e rrëzikshme gjakrrjedhja nga hunda…

Gjakrrjedhja në hundë, e quajtur ndryshe epistasa, përfshin rrjedhjen e gjakut nga brenda hundës. Shumica e njerëzve kanë më raste gjakrrjedhje nga hunda, sidomos fëmijët dhe moshat e treta.

Edhe pse gjakrrjedhja nga hundët mund të duket e frikshme, në shumicën e rasteve nuk është e rrezikshme. Gjakrrjedhje e shpeshtë nga hunda konsiderohet ajo kur ndodh më shumë se një herë në javë.

Ja cilët janë disa nga shkaktarët e gjakrrjedhjes nga hunda: Pjesa e brendshme e hundës përmban disa enë të vogla gjaku që qëndrojnë përreth hundës dhe mund të dëmtohen lehtësisht.

Dy nga shkaktarët më të zakonshëm të gjakrrjedhjes nga hunda janë: • Ajri i thatë – kur thahen membranat e hundës, janë më të ndjeshëm ndaj gjakderdhjes dhe infeksioneve; • Kruajtja e hundës.

Shkaktarë të tjerë të gjakrrjedhjes janë: • Sinusiti akut; • Alergjitë; • Përdorimi i aspirinës; • Hemofilia (dhe çrregullime të tjera të gjakut); • Holluesit e gjakut, si warfarin and qeparin; • Irrituesit kimik, si amoniaku; • Sinusiti kronik; • Përdorimi i kokainës;

• Ftohjet e zakonshme; • Trupa të huaj në hundë; • Spraji për hundët, si ai që përdoret për të trajtuar alergjitë, nëse përdoret shpesh; • Riniti jo-alergjik;• Goditjet në hundë

Shkaktarët më pak të zakonshëm të gjakrrjedhjes janë: • Përdorimi i alkoolit; •Telangiektasi hemorragjik i trashëguar (zgjerim i kapilarëve të gjakut); • Leucemia;• Polipet nazale (mishi i huaj në hundë); •  Ndërhyrje kirurgjikale në hundë; • Tumor nazal;•  Tremujori i dytë i shtatzënisë.

Shkaktarët e shfaqur më sipër lidhen përgjithësisht me këtë simptomë. Flisni me një mjek ose specialist për një diagnozë më të saktë. Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Në shumicën e rasteve gjakrrjedhja nga hunda nuk është serioze dhe mund të ndalet vetë ose me disa trajtime të thjeshta. Megjithatë, duhet të kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse keni gjakrrjedhje nga hunda:

Pas një lëndimi, si aksidenti me makinë për shembull; • Del një sasi gjaku shumë më i madh seç e prisnit; •  Ndërhyn në frymëmarrje; • Zgjat më shumë se 30 minuta, edhe pse keni vënë kompresa; •Ndodh tek fëmijët nën moshën 2 vjeç.

Flisni me mjekun nëse keni gjakrrjedhje të shpeshtë nga hunda, edhe nëse e ndaloni lehtësisht. Është e rëndësishme të përcaktohet shkaku i kësaj gjakrrjedhje të shpeshtë.

Disa nga trajtimet që mund t’i bëni vetë për ndalimin e gjakrrjedhjes me raste nga hunda janë: • Shtrihuni dhe mbani kokën drejtë. Ky pozicion ndihmon që të ulet presioni i gjakut në venat e hundës, kështu nuk do të keni më gjakrrjedhje.

Ndërsa qëndrimi drejtë ndihmon që të mos gëlltisni gjak, që mund të irritojë stomaku.

  • Mbyllni hundën. Përdorni gishtin e madh dhe tregues për të mbyllur dy vrimat e hundës, edhe nëse del gjak vetëm në njërën prej tyre. Merrni frymë me gojë. Bëni këtë veprim për 5-10 minuta.

 

  • Përsëriteni. Nëse gjakrrjedhja nuk ndalon, i përsërisni këto hapa për rreth 15 minuta. Pasi ka ndaluar gjakrrjedhja, që të mos përsëritet më, mos e pickoni hundën dhe mos u përkulni për disa orë. Mbani kokën më lartë se niveli i zemrës./Mesazhi/
Exit mobile version