Ballina Jeta Shëndetësi A është e dëmshme sasia e tepërt e vitaminës B12?

A është e dëmshme sasia e tepërt e vitaminës B12?

Vitamina B12 është jetike për njerëzit për shkak të rolit të saj në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, në mbështetjen e funksioneve nervore dhe të trurit dhe në prodhimin e ADN-së. Meqenëse vitamina B12 ofron përfitime të shumta shëndetësore, është shumë e rëndësishme të ndiqni një dietë me ushqime të pasura me këtë vitaminë për të shmangur mungesën e saj.

Nëse dieta juaj nuk e siguron mjaftueshëm këtë vitaminë, mund t’ju duhet të merrni suplemente, por disa përmbajnë më shumë sesa doza e rekomanduar ditore. Ajo që pak njerëz e dinë është se trupi nuk e ruan vitaminën B12 dhe për këtë arsye marrja e më shumë seç duhet, nuk është e dëmshme dhe për këtë arsye është pothuajse e pamundur të mbidozohet me vitaminë B12.

Njerëzit që mbajnë një dietë të ekuilibruar dhe konsumojnë ushqime që rrjedhin nga kafshët, si mishi, qumështi dhe vezët, marrin mjaftueshëm vitaminë B12 përmes dietës së tyre. Sidoqoftë, personat që marrin ilaçe që ndikojnë në përthithjen e vitaminës B12, gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë të vegjlit me gji, vegjetarianët ose kushdo me një gjendje që ndikon negativisht në thithjen e saj, kanë një nevojë më të madhe për plotësim të vitaminës B12.

Edhe pse dozat mbi 2,000 mcg konsiderohen të sigurta, është gjithmonë mirë që të shmangni konsumimin e tepërt të ndonjë vitamine, veçanërisht kur nuk është e nevojshme.

A është e mundur një tepricë e vitaminës B12? Nëse jeni i shqetësuar për tepricën e vitaminës B12 në trupin tuaj, dijeni që kjo nuk është e mundur sepse trupi sekreton çdo tepricë të kësaj vitamine në urinë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të mos e teproni me plotësimin sepse e gjithë vitamina B12 e panevojshme duhet të ekskretohet nga veshkat dhe kjo i bën më shumë presion trupit.

Vitamina B12 dhe aknet

Në disa pacientë, dozat e larta të injeksioneve B12 kanë çuar në shpërthim puçrrash, siç tregohet në disa studime. Fatkeqësisht, arsyeja e saj ende nuk është studiuar.

Exit mobile version