Dikur, në periudhën e errët të komunizmit, në çdo fakultet të universiteve tona mësohej lënda ”Filozofia Marksiste”. Ajo lëndë ishte që synonte shpërlarjen e trurit të studentëve dhe mbushjen e tyre me ideologji ateiste.
Studentët më të ”suksesshëm” në këtë lëndë, siguronin karrierë të bujshme në sistemin e atëhershëm, dhe llogariteshin elita aristokrate për të cilët hapeshin dyert kudo, dhe punësoheshin në postet më të larta shtetërore..
Ama, edhe sot, megjithë faktin që jetojmë në epokë liberale, këso lëndësh të gatuara për shpërlarje truri instalohen pa na pyetur fare, nëpër shkollat tona. Ato përgatiten për qëllime ideologjike dhe për ndërhyrje në kodin gjenetik të moralit të këtij populli..
Kush refuzonte F. Marksiste shpallej armik i popullit. E kush flet kundër këtyre të fundit shpallet i prapambetur, e njeri me mendësi mesjetare…
Emrat mund t’ua ndërrojnë atyre lëndëve, vetëm qëllimet ua dijmë. Janë të njejta!
Pa merak, Zoti ynë na tha:”Për sa i përket shkumës ( gjërave të pavlera), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt”. Err Rra’du, 17.
Prof. Driton Arifi