Në këtë artikull ju sjellim disa nga organet që kanë peshë të rëndë në trupin e njeriut.
- Lëkura
Pesha mesatare: 4,535g
Funksioni: Mbron nga patogjenët, siguron izolim, sintetizon vitaminën D, rregullon temperaturën, siguron ndjesi.
2. Mëlçia
Pesha mesatare: 1,560g
Funksioni: Zbërthen toksinat, prodhon hormone, proteina dhe biokimikë të tretjes, rregullon ruajtjen e glikogjenit
3. Truri
Pesha mesatare: 1,500g
Funksioni: Drejton funksionet ekzekutive të tilla si arsyetimi, kordinon përgjigjet ndaj ndryshimeve në mjedis.
4. Mushkëritë
Pesha mesatare: 1,300g
Funksioni: Furnizon oksigjenin që do të shpërndahet nëpër trup, dëbon dioksidin e karbonit që krijohet rreth trupit.
5. Zemra
Pesha mesatare: 300g
Funksioni: Pompon gjak të oksigjenuar nga mushkëritë përreth trupit, pompon gjakun e deoksigjenuar në mushkëri.
6. Veshkat
Pesha mesatare: 260g (çift)
Funksioni: largojnë produktet e mbetjeve, rregullojnë mbajtjen e natriumit dhe ujit, filtron gjakun, prodhojnë urinë dhe hormone.
7. Shpretka
Pesha mesatare: 175g
Funksioni: Filtron gjakun, mban një furnizim rezervë të gjakut, riciklon hekurin, sintetizon antitrupa, largon bakteriet.
8. Pankreasi
Pesha mesatare: 70g
Funksioni: Prodhon insulinë dhe glikogjen, sekreton enzima që ndihmojnë në thithjen e lëndëve ushqyese në zorrën e hollë.
9. Gjëndra tiroide
Pesha mesatare: 20g
Funksioni: Kontrollon përdorimin e energjisë së trupit, bën proteina, kontrollon ndjeshmërinë e hormoneve./Sinjali