Sepse çdo ditë që kalonte
e kuptonin sa të nevojshëm janë për njëri tjetrin
dhe se nuk do të kishte ëmbëlsi jeta pa tjetrin.
Dashuria e tyre nuk ishte fjalë e cila shkruhet apo thuhet, sepse ndoshta asnjëherë nuk e kishin shqiptuar e as që dinin të shkruanin…
Dashuria e tyre ishte respekti, nderi dhe sakrifica që bënin për njëri tjetrin, ishte buzëqeshja, butësia dhe përkujdesja, ishte morali dhe ëmbëlsia.
Ata nuk e filluan ndoshta jetën e tyre të dashuruar, por e përmbyllën të dashuruar.
Ata nuk mendonin se një lule plastike portretizon dashurinë, por një kopsht mbushur pemë e perime, një oborr i zbukuruar me lule, një shtëpi e cila kumbon nga zëri i ëmbël i fëmijëve, një odë e cila është e mbushur me miq e dashamirë…
Ata vuajtjet i kalonin me durim e urtësi, bashkpunonin me njëri tjetrin me çiltërsi, fjala e tyre kishte peshë, heshtja e tyre kishte peshë, edhe shikimi i tyre kishte kuptim.
Ata komunikonin në mes vete me gjuhën e tyre të koduar, që nuk e kuptonte askush pos tyre, e kjo gjuhë quhet gjuha e dashurisë.
Kjo dashuri është ajo që e huton mendjen e filozofit dhe e shtang penën e poetit.
Dr. Rijad Imeri