Çështja nëse Kosova duhet të aplikoj mobilizimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë përfshin një kontest kompleks të konjukturave strategjike, politike dhe etike.
Nuk e kemi fjalën këtu për sherbimin e detyrueshem ushtarak si përgatitje vetëm për luftë mirēpo edhe për kontribut paqësor në rajon. Aq më shumë kjo mund të shihet edhe si nevojë imediate duke pasur prasysh tronditjet gjeopolitike rajonale dhe globale.
Ky shërbim nuk do të ishte patjetër vetëm si një stërvitje ushtarake, mirëpo edhe si një doktrinë për përgatitjen e të rinjve per sfidat jetësore dhe shtetërore.
Këtu mund të përmbledhen disa faktor kryesor të cilët mund të merren parasysh kur trajtohet çështje:
1. Shqetësimet e sigurisë dhe jo stabiliteti rajonal:
Bazuar në poziten komplekse gjeostrategjike të Kosovës si një rajon me tensione historike, veçanërisht me Serbinë, e cila ende nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë, rritja e gatishmërisë ushtarake mund të shërbejë si një preventivë ndaj kërcënimeve të mundshme dhe të mbrojë sovranitetin e Kosovës.
Si një vend relativisht në zhvillim, Kosova duhet të ndjejë nevojën për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse. Një mobilizim gjithëpopullor ( apo edhe duke e implementuar edhe lëndën e ” Mbrojtjes” në planprogramet shkollore nga niveli i mesëm i lartë deri në atë në Fakultete) mund të ndihmojë si një logjistikë popullore e ushtrisë në rast të ndonjë konflikti të mundshëm. Arsyen urgjente për këtë iniciativë e shton edhe më shumë fakti se Kosova nuk ka anëtarësim formal në organizata të tilla si NATO.
2. Ndikimet ekonomike dhe sociale:
Megjithatë shërbimi i detyrueshëm ushtarak mund të imponojë një barrë financiare për shtetin edhe ashtu jo me një stabilitet ekonomik, i cili do të duhej të financojë trajnimin, infrastrukturën dhe resurset për një forcë të mobilizuar ushtarake. Mund të ndikojë gjithashtu në fuqinë punëtore, duke i tërhequr të rinjtë nga rolet civile produktive për një periudhë kohore. Janë të shumta faktet argumentuese se shërbimi ushtarak promovon moralin, disiplinën, unitetin dhe ndjenjën e identitetit kombëtar, të tjerët argumentojnë se detyrimi i të rinjve në një sistem të tillë shêrbimi mund të ketë një ndikim negativ në liritë personale dhe aspektin social ?!.
3. Komplekset gjeopolitike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare:
Aplikimi i detyrueshëm i shërbimit ushtarak mund të ndikojë në marrëdhëniet e Kosovës me akterët ndërkombëtarë, duke përfshirë BE-në dhe NATO-n. Edhe pse kjo mund të shihet si një hap i domosdoshëm për sigurinë, ndërsa të tjerët mund ta shohin këtë nismë si një përshkallëzim që mund të përkeqësojë tensionet në Ballkan, po ashtu këtu mund të implikohet edhe konsulenca nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili koston financiare kërkon ta kushtëzojë me resurset ekonomike konform mundësive buxhetore të Kosovës?!.
Këtë situatë e komplikon edhe ma shumë fakti se, shumica e vendeve evropiane janë larguar nga koncepti i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, edhe pse ka ende prej tyre që e mbajnë këtë detyrim si rasti i Zvicrës p.sh?!.
Kjo iniciativë eventuale e Kosovës mund të ndikohet nga këto modele të ndryshme të shteteve europiane, bazuar në situatën e saj unike, pasi edhe gjendja politike e vendit ende varet nga politikat e dialogut me BE-n si dhe polietikat e saj në inkuadrimin e Ballkanit juglindor nën ombrellën e saj?!.
4. Kërkesa gjithëpopullore dhe gatishmëria e të rinjve -mbështetja sociale:
Ideja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të duhet të kalojë edhe në një ” referendum gjithpopullor” ( i cili siç dihet sanksionohet me Kushtetutë )veçanërisht me të rinjtë që mund të ndjejnë se liritë e tyre do të kufizohen. Nëse shoqëria nuk e mbështet këtë masë mobilizimi, kjo mund të çojë në mosmarrëveshje të brendshme dhe trazim të situatës socio-politike.
Dihet se jo të gjithë të rinjtë mund të jenë fizikisht ose psiqikisht të gatshëm për shërbimin ose sfidimin ushtarak. Andaj, mendoj se duhet të zhvillohet një sistem që merr në konsideratë alternativat si; shërbimin civil, për ata që nuk janë të përhatitur për shërbime ushtarake.
5. Alternativat për mobilizimin e detyrueshëm dhe shërbimi vullnetar ushtarak:
Një forcë e re vullnetare ushtarake, ndoshta me investime modeste stimuluese edhe financiare, mund të ruajë mbrojtjen kombëtare pa iu imponuar shërbimin atyre që nuk duan.
Disa vende kanë miratuar alternativa të tilla si, programet e shërbimit civil ose komunitar, që kontribuojnë në paqen dhe sigurinë kombëtare dhe kohezionin social pa kërkuar trajnime luftarake.
Mendoj se mobilizimi i detyrueshëm ushtarak në Kosovë mund të përmirësojë sensibilizimin mbi mbrojtjen kombëtare dhe sigurinë rajonale, por gjithashtu do të ngrinte çështje të stabilitetit ekonomik, mbështetjes sociale, zhvillimin individual dhe lirisë personale. Kosova do të duhej të balancojë me kujdes këto gjeostrategji, duke siguruar që politika t’i plotësojë nevojat e saj specifike të sigurisë, duke reflektuar gjithashtu vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të saj.
Cili është mendimi juaj për këtë:
A duhet Kosova të shqyrtojë alternativa të tjera të mobilizimit ushtarak?.
Përgatiti: Rrahman FERIZI