Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se gratë shtatzëna mund te vaksinohen në rastet kur përfitimet e vaksinimit për të tejkalojnë rreziqet e mundshme.
“Shtatzënave duhet t’u ofrohet informacion në lidhje me rreziqet e COVID-19 në shtatzëni, përfitimet e mundshme të vaksinimit dhe kufizimet aktuale të të dhënave të sigurisë së vaksinës për grupin e shtatzënave. Në botë janë vaksinuar shumë shtatzëna dhe rezultatet e deritashme nuk kanë treguar për efekt të dëmshëm të vaksinës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Tutje, IKSHPK-ja thotë se nuk rekomandohet të bëhet testimi i shtatzënisë para vaksinimit e as shtyrja e shtatzënisë ose ndërprerja e saj për shkak të vaksinimit.
Po ashtu IKPSHPK-ja thekson se nuk ka pengesa në dhënien e vaksinës te gratë gjidhënëse, përkundrazi sipas tyre janë gjetur antitrupa në trupin e foshnjave që mbrojnë nga COVID-i. /Zëri