A do të shpëtojnë popujt e tjerë prej këtij përfundimi, nëse ata kanë të njëjtat sjellje?!
“Përse u shkatërrua Adi?
“E, për sa i përket Adit, ata u treguan kryelartë në tokë, pa të drejtë dhe thanë: Kush është më i fuqishëm se sa ne?!” – (Kur’ani, Fussilet: 15)
Dhe, përse u shkatërrua Themudi?
“E, ndërsa Themudi, Ne i udhëzuam, e ata pëlqyen verbërimin ndaj udhëzimit!” – (Kur’ani, Fussilet: 17)
Mohimi i të vërtetës dhe nëpërkëmbja e njerëzve tek Adi, dhe parapëlqimi i verbërimit ndaj udhëzimit, e i të kotës ndaj të vërtetës tek Themudi, e tëra kjo çoi tek shkatërrimi i të dy këtyre popujve.
Kështu që, a do të shpëtojnë popujt e tjerë prej këtij përfundimi, nëse ata kanë të njëjtat sjellje?
Jo dhe jo! Sepse Allahu nuk e përkrah veprën e të prishurve!
________________
Shejkh Muhamed El-Gazali
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja