Ballina Artikuj A do të lejohet alkooli në Siri?

A do të lejohet alkooli në Siri?

Ed'hem Sherkavi

A do t’i lejoni njerëzit të pinën alkool?!

Pesëdhjetë vjet në sundimin e Partisë Baath!

Dyzet mijë persona të vrarë nga Hafiz al-Asad vetëm në Hama!

Gjysmë milioni të vrarë nga i biri i tij!

Tre milionë të tjerë të shpërngulur në skajet e botës!

I ka shfarosur me armë kimike dhe fuçi shpërthyese!

I ka hequr qafe nëpër tenda dhe në mjerimin e azilit!

Më shumë se dyqind mijë të zhdukur, që vetëm Zoti e di fatin e tyre!

Kur u hapën dyert e burgut “Sidnaya”, bota kuptoi se gjithçka që kishte shkruar njerëzimi mbi historite e burgut nuk arrinte as një kapitull të tij!

E megjithë atë, Bashar al-Asad mbeti president, pa shkaktuar kurrfarë stresi në Perëndim!

Ndërsa në Lindje, ai ftohej në samite si kreu i një shteti! Ngjitej në foltore dhe na fliste për krimet e Izraelit në Gaza – krime që nuk ndryshojne shumë nga ato që kishte kryer ndaj popullit të tij!

Por ai prapë nuk shkaktonte frikë, edhe pse të gjithë e dinin që ishte një nga vampirët më të mëdhenj të epokës moderne!

Ai ia mbrojti kufijtë e shtetit të Izraelit me efikasitet dhe beri biznes me rezistencën që kurrë nuk e praktikoi në Golan. Nuk shkrepi asnjë plumb të vetëm, si për të thënë: “Do mbrojme Vatanin tone nga pushtimi Izraelit!”

Aleatët e tij habiteshin se ai ua kishte dhënë koordinatat e bazave te tyre, armikut te tyre. Ata e kuptuan kete, por pasi ishte tepër vonë. Kuptuan se ai nuk kishte të zot tjeter, veçse fronin e tij. Ata as nuk e fituan popullin e sirise, dhe as nuk shpëtuan prej tradhetise se tij!

Megjithatë, deri në mengjesin e largimit të tij, ai nuk shkaktoi kurrfarë stresi!

Pastaj fitoi revolucioni. Të zotët e Vatanit u kthyen në shtëpitë, familjet dhe kujtimet e tyre! Ishin shumë të qytetëruar, dhe çlirimi i tyre ishte një nga më të mëshirshmit në historinë moderne! Nuk sulmuan askë që u kishte sjellë vuajtje për pesëdhjetë vjet! Nuk rrënuan as varreza, as ndaluan dike të kryente ritet e tij!

E megjithatë, frika u përhap në planet! Damasku u bë vend pelegrinazhi për diplomatë nga të gjitha anët, të gjithë donin të dinin se si do ta qeverisnin vendin e tyre!

Kanale televizive folën për ta, dhe ata u bënë kryelajm në buletinet e lajmeve! BBC-ja zhvilloi një intervistë me Ahmed al-Sharaa, një lumë pyetjesh të neveritshme! por ai ishte i ekuilibruar në përgjigjet e tij, diplomatik kur vihej ngushte, duke mos dhënë një përgjigje që mund të përdorej kundër tij. Ishte i vetëdijshëm për atë që donte të dëgjonte kjo botë. Me sa duket, periudha e Idlibit i kishte dhënë kohë për të ftilluar mendimet dhe për të përgatitur përgjigjet e tij!

Por dy pyetje ishin veçanërisht të neveritshme:

“A do t’i lejoni gratë të shkollohen?” dhe “A do t’i lejoni njerëzit të pinën alkool?”

Papritur kjo botë filloi të shqetësohej për të drejtën e grave për arsimim në Siri!

Por ata nuk u shqetësuan për të drejtën e grave për të jetuar! Trembëdhjetë vjet që ato u bombarduan me fuçi shpërthyese dhe armë kimike! Trembëdhjetë vjet që ato vriteshin, humbnin fëmijët e tyre, dënoheshin dhe përdhunoheshin! Askush në këtë botë nuk lëvizi as gishtin!

Feministet nuk organizuan as një konferencë për to! As Evropa nuk u ngrit në mbrojtje të tyre siç bëri në Ukrainë! Madje edhe vajtimi u ndalua për to; askush nuk derdhi lot për to!

Por tani kjo botë është shumë e shqetësuar dhe pyet: “A do t’i kenë gratë siriane të drejtën për arsimim?”

Ky Perëndim hipokrit nuk i qau gratë afgane, kur ato vriteshin nga Amerika. Por sapo ajo u tërhoq nga Afganistani, bota zbuloi se gratë afgane kishin të drejta që duheshin mbrojtur! E nga kush duheshin mbrojtur të drejtat e tyre? Nga etërit, vëllezër, burrat dhe djemtë e tyre!

A ka qarë ndonjë në këtë Perëndim të pamoralshëm për gratë e Gazës, të cilat vriten prej 440 ditësh? Por sapo të mbarojë lufta, gratë e Gazës do të kenë të drejta që duhen mbrojtur! Nga Hamasi qe do ta fitoje luften.

A do t’i lejoni njerëzit të pinën alkool?!

Ku ishit ju more, kur kasapi pinte gjakun e tyre para syve tuaj?!

Ku ishit ju, kur burrat përjetonin poshtërimin në burgje?!

Ku ishit ju, kur gratë pinin helm dhe dhimbje?!

Ku ishit ju, kur fëmijët mbyteshin në lotët e tyre?!

I latë ata në duart e xhelatëve të tyre për pesëdhjetë vjet të bënin ç’të donin me ta. E tani kur u ngritën, ju dërguat flotat tuaja për ti vrarë ata sepse doni të mbroni rafineritë e naftës qe po vidhni ne Siri!

Tani vini dhe i pyesni për arsimimin e grave dhe pirjen e alkoolit!

Kjo bote perëndimore është e poshtër!

Ed`hem Sherkawi

Nga: Eduart Thartori

Exit mobile version