A do të ketë të drejtë Albin Kurti të kandidojë për deputet

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e publikoi sot të plotë aktgjykimin lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka të drejtë të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës. Kushdo që ka pas paqartësi lidhur me të drejtën për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës se Kosovës, pika 297 e Aktgjykimit te Gjykatës Kushtetuese te Kosovës date 6 janar 2021, e sqaron në tërësi këtë situate duke konstatuar se: nuk lejohet që një person i dënuar me burgim gjate tri viteve te fundit para zgjedhjeve te kandidojë për deputet dhe të fitojë mandatin e deputetit. Albin Kurtit ne 2018 i’u shqiptua masa e dënimit me kusht.  Shumë shpejt Albin Kurtin do ta kemi Kryeministër të Republikës së Kosovës -Qeveria Kurti 2”, ka shkruar Gashi në Facebook.

E ky është konstatimi i Kushtetueses sa i përket të drejtës së kandidaturës për deputet.

“Gjykata vëren sqarimin e KQZ-së se sipas Aktgjykimit AA.-Uzh.nr.16/2017, të 19 shtatorit 2017 të Gjykatës Supreme, ‘askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar në zgjedhje, nëse një e drejtë e tillë nuk i është hequr me vendim gjyqësor, e që don të thotë, se kandidati duhet me vendim të formës së prerë, të shpallet fajtor dhe gjykata, t’i ketë shqiptuar dënimin plotësues ‘heqjen e të drejtës për tu zgjedhur”.