Pas lajmeve të cilat qarkulluan në median online pas një statusi të gazetarit Bledi Mane, ka reaguar vetë imami.
Ai shkruan se as nuk është marrë ndonjëherë me politikë, dhe ka vendosur që deri në fund të jetës së tij të mos merret.
“Nuk jam marre ndonjehere me Politike dhe jam i vendosur te mos merrem deri ne diten e fundit te jetes, kam nje pasion dhe dashuri te madhe kur shpjegoj kush eshte Krijuesi i Gjithesise dhe sa kam mundesi do perpiqem gjithmone per ta bere Shqiptarine me te begate dhe me te bukur!
Paqe dhe miresi uroj per njerezit e mire”, shkruan Naçi duke i dhënë fund aludimeve.