A do ta mbyll karrierën Messi në Argjentinë? Ja përgjigja e yllit të Barcelonës

Lionel Messi pranoi se ëndrra e tij për një rikthim përrallor tek Newell’s Old Boy’s po zbehen, pasi ai reflektoi në “çmendurinë” e obsesionit të Argjentinës me futbollin.

Superylli i Barcelonës Messi ka shprehur prej kohësh një dëshirë për t’i dhënë fund karrierës së tij në qytetin e tij të lindjes, Rosario, ku luajti për Newell si fëmijë.Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u largua për në Evropë në adoleshencë dhe pranon se tani do të ishte e vështirë për gruan e tij dhe tre fëmijët të linin pas jetën e tyre në Kataloni, përcjell lajmi.net.

“Unë gjithmonë them se nuk dua të largohem nga këtu, nuk e kam ndërmend të largohem”, i tha Messi TyC Sports.“Unë kam ëndërr të jem në gjendje të luaj për Newell’s në Argjentinë, por nuk e di nëse do të ndodhë me të vërtetë sepse kam një familje që është përpara dëshirës time”.

“Është një ëndërr që kam pasur që kur kam qenë i vogël, por kam një familje, kam tre fëmijë, jetoj në një vend që më ka dhënë gjithçka dhe ku jam i qetë dhe mund t’u jap fëmijëve të mi një të ardhme spektakolare”.

“Ne mendojmë shumë më tepër për këtë sesa dëshira ime për të luajtur futboll në Argjentinë”.“Do të përpiqem të bind familjen, sepse sot duhet të bindim edhe fëmijët”, vazhdoi ai.