970 qytetarë u ndëshkuan për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shpërndarjen e tiketave në bazë të ligjit anti-COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit nga policia janë shqiptuar 970 tiketa të tilla, transmeton lajmi.net.

Në javët e fundit pati një rritje të madhe të numrit të rasteve me koronavirus, teksa Prishtina vazhdon të jetë qytetit me numrin më të madh të infeksioneve me këtë virus.

205 e raste janë konfirmuar dje, teksa numri i përgjithshëm ka arritur në 18 mijë e 148 raste. 666 persona kanë humbur jetën dhe 15 mijë e 150 qytetarë të tjerë janë shëruar.