91.1 për qind e qytetarëve që votuan në referendumin e sotëm në Maqedoni janë për riemërtimin të vendit për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve prej dekadash me Greqinë.
Ndërkohë 6.04 për qind hodhën votën kundër.Sipas Komisionit Elektoral Maqedonas, pjesëmarrja në referendum është 33.2 për qind.Pas përfundimit të procesit Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se marrëveshja e arritur me Greqinë, për emrin e ri Maqedonia Veriore, do të çohet për votim në Parlament – nëse shumica e pjesëmarrësve në referendum kanë votuar pro.
Opozita maqedonase, që e kundërshtoi këtë referendum, njoftoi planet për të festuar përpara parlamentit.