9 viktima me COVID-19 në Maqedoninë Veriore, 176 raste të reja

Nëntë viktima nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore, raporton Alsat-m.

E poashtu është rritur edhe numri i të prekurve me COVID-19. Nga 870 testime të bëra 176 kanë rezultuar pozitivë.

Sipas këtyre raportimeve bëhet e ditur se personat që kanë vdekur janë: 7 nga Shkupi, 1 nga Struga dhe 1 nga Velesi.

Gjithashtu janë shëruar edhe 80 persona.