Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 580 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) nga gjithsej 2.431 teste të kryera të dyshuara për virusin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 84.709, nga gjithsej 407.539 teste të kryera që nga shpërthimi i pandemisë.
Vendi po ashtu regjistroi 9 viktima të reja, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pandemia është rritur në 2.559.
Deri më tani janë shëruar gjithsej 64.104 pacientë të prekur nga COVID-19, përfshirë 572 pacientë të tjerë të shëruar.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18.046.