Bilanc i rëndë i Covid-19 në Maqedoninë Veriore në 24 orët e fundit.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 150 raste të reja janë regjistruar brenda një dite në Maqedoninë Veriore.
“Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 1 086 teste dhe 150 prej tyre kanë dalë pozitiv me Covid-19. Rastet janë paraqitur sipas qyteteve të mëposhtme: Ndërsa 9 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi. Po ashtu dhe 30 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, sipas qyteteve të më poshtme: Për momentin në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer plot 57 895 teste dhe 5 906 kanë dalë pozitiv me COVID-19, ku 2 236 janë shëruar deri më tani, 277 kanë ndërruar jetë dhe 3 393 janë ende të sëmurë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.