Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 9 të vdekur, 4 të lënduar si pasojë e një aksidenti në...

9 të vdekur, 4 të lënduar si pasojë e një aksidenti në Turqi (Foto)

Të paktën nëntë persona, duke përfshirë katër fëmijë, mbetën të vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një minibus u përplas me një kamion në rajonin Kahramanmaraş të Turqisë.

Sipas njoftimeve, automjetet e përfshira në aksidentin që ndodhi në autostradën Kahramanmaraş-Kayseri, po udhëtonin në të njëjtën drejtim.

Personeli emergjent duke përfshirë zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe policia mbërrijtën në vendin e aksidentit dhe morën masat e nevojshme.

Të plagosurit u transferuan menjëherë në spitalet e afërta për të marrë trajtim mjekësor, shtuan raportet.

Muajin e kaluar, tetë vetë u vranë dhe të paktën dy të tjerë u plagosën pasi një autobus u përplas me një kamion në krahinën lindore Van të Turqisë. /MESAZHI/

Exit mobile version