Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 9 pa’lestinezë të vr’arë në su’lmet iz’raelite në jug të Rripit të...

9 pa’lestinezë të vr’arë në su’lmet iz’raelite në jug të Rripit të Ga’zës

Të paktën nëntë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot në një sulm izraelit në jug të Rripit të Gazës, mëson Anadolu.

Burime mjekësore në spitalin Nasser në Khan Younis thanë se kanë marrë nëntë palestinezë të cilët u vranë në një bombardim të ushtrisë izraelite në dy shtëpi në jug të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se ushtria izraelite shënjestroi një shtëpi në zonën Musabah, në veri të Rafahut, dhe një tjetër në Khan Younis.

Izraeli ka vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Përveç viktimave në rritje, fushata ushtarake e ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës me 2,3 milionë njerëz në gërmadha, duke lënë shumicën e civilëve të pastrehë dhe në rrezik nga uria.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Exit mobile version