Ballina Jeta Shëndetësi 9 arsyet pse mund të zgjoheni çdo dy orë natën

9 arsyet pse mund të zgjoheni çdo dy orë natën

Një gjumë i përsosur do të thotë: ju vendosni kokën në jastëk dhe flini tetë orë për t’u zgjuar të nesërmen në mëngjes. Por, ka shumë njerëz që nuk kanë një cilësi të tillë gjumi sepse zgjohen shpesh natën dhe kjo është normale, sipas mjekut Christopher Winter, njëherësh edhe autor i librit “The Sleep Solution”.

Por, ai rendit disa nga arsyet më kryesore të kësaj gjendjeje!

#1 Ambienti i gjumit nuk është i duhuri

Arsyeja më e zakonshme që mund të zgjoheni është pikërisht ambienti. Dhoma shumë e ngrohtë, shumë e ftohtë, zhurma, drita, të gjithë këto faktorë ndikojnë në ndërprerjen e gjumit.

#2 Mund të keni sindromën e këmbëve të shqetësuara

Sindroma e këmbëve të shqetësuara (RLS) është një çrregullim neurologjik që shkakton ndjesi të pakëndshme në këmbët tuaja, duke ju dhënë idenë e lëvizjes gjatë gjithë kohës, sipas “National Institute of Neurological Disorders and Stroke”. Shpesh njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për këtë shqetësim, lëvizin shpesh këmbët natën dhe kjo bën që të zgjohen çdo dy orë.

#3 Keni refluks acidi

Të kesh këtë gjendje, do të thotë që çfarë ka stomaku juaj kthehet në ezofag, sipas “National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases”. Simptomat janë urthi, dhimbjet e gjoksit dhe të përzierat që ndodhin gjatë natës dhe prishin cilësinë e gjumit tuaj.

#4 Keni dhimbje

Edhe kur jeni në gjumë, truri mund të dallojë një problem të caktuar. Nëse keni dhimbje që shkakton zgjim nga gjumi, mund të zgjoheni edhe më shpesh.

#5 Ilaçet që pini kanë ndikim

Fatkeqësisht, jo të gjitha ilaçet janë të mira për të bërë një gjumë të mirë dhe cilësor. “Disa medikamente mund të ndërpresin gjumin dhe të ndryshojnë modelet normale të tij,” thotë mjeku Orlando Ruiz-Rodriguez.

#6 Konsumoni kafeinë

Kafeina para gjumit është një nga stimuluesit më të këqij për një gjumë të keq dhe me ndërprerje.

#7 Vuani nga pagjumësia

Ne shpesh e lidhim pagjumësinë me problemet e të fjeturit, por ky çrregullim mund të shkaktojë gjithashtu probleme për të qenë në gjumë të plotë gjatë gjithë natës.

#8 Jeni të stresuar

Stresi është i kudondodhur, ndaj nëse keni ankth apo stres kjo dërgon sinjale të një gjendjeje eksituese, që ndërpret procesin e gjumit ose ruajtjen e orëve të duhura për këtë proces.

#9 Qëndroni shumë para pajisjeve elektronike

Telefoni, televizori apo pajisjet e tjera elektronike që përdoren pak minuta para gjumit, ndikojnë në cilësinë e këtij të fundit sepse drita blu prish ritmin cirkadian (gjumë-zgjim).

Exit mobile version